8 metodat suprizuese të përdorimit të vajit të ullirit në shtëpi

perfitimet e vajit te ullirit

8 metodat suprizuese të përdorimit të vajit të ullirit në shtëpi

Vetitë e mrekullueshme të vajit të ullirit në shëndet i dimë të gjithë. Vlerat ushqimore të shkëlqyera dhe përmbajtja e lartë ne vitamina( Vit A dhe E), antioksidantë, fitosterole dhe acide yndyrore e bëjnë zgjedhjen ideale në gatime. Kjo sepse është vërtetuar se vaji i ullirit ka veti mbrojtëse për zemrën; është nje antiinflamator i shkëlqyer; një antioksidant shumë i mire; mbron trurin; ul nivelin e kolesterolit të keq; ruan në norma e presionin e gjakut; ndihmon kundër tumoreve dhe ndaj u rekomandohet të gjitha grupmoshave.

Por, vlerat e vajit të ullirit nuk përfundojnë me kaq…
Ekzistojnë edhe shumë përdorime të tjera jashtë guzhinës.

Ja një listë me të gjitha përdorimet alternative për të mos çuar dëm as një pikë vaji:

1) Për mishrat e dhëmbëve
Masazhimi i mishrave të dhëmbëve me vaj ulliri ndihmon në forcimin e tyre.

vaji i ullirit dhe mishrat e dhembeve

2) Për buzët e plasaritura
Vaji i ullirit është një ilaç i thjeshtë dhe efektiv për të hidratuar lekurën tuaj më së miri.

3) Për fytyrën
Në vend që të fytyrën me detergjentë të ndryshëm me kimikate, mund të përdorni një pikë vaj ulliri në pambuk për të pastruar make-upin, kryesisht tek zona e syve (ku edhe make-upi është më i vështirë për t’u hequr).

4) Për të vegjlit tuaj
Për plagët e imëta në hundën e vogëlushëve tuaj mund të përhapni pak vaj ulliri përpara se të shkoni në shtrat: do ti ndihmojë ata të marrin frymë më mirë dhe të më shumë tharjen e lëkurës së hundës.

5) Për duart
Nëse duart tuaja janë të thata dhe të plasaritura, mund t’i lyeni me vaj ulliri. Masazhoni butësisht pikat më kritike para se të flini dhe vishni doreza. Do te shihni një rezultat të shkëlqyer brënda natës.

6) Për bizhuteritë tuaja prej çeliku
Vaji është i përsosur për lustrimin e çelikut, është natyral dhe nuk le shenjë. Fërkojeni me një leckë të butë të lagur me vaj, dhe më pas me një leckë të thatë dhe do te shihni bizhutë tuaja të duken si te reja.

7) Për drurin (mobilje të ndryshme prej druri)
Pasi të keni hequr pluhurin nga sipërfaqja e mobiljeve prej druri, mund të vendosni pak vaj ulliri në një leckë dhe ta përdorni atë për t’iu dhënë mobiljeve shkëlqimin e duhur.

8) Për mbajtësit e qirinjve
Shtimi i një pike vaji tek mbajtësit e qirinjve, bën që pasi qirinjtë të shkrijnë , të pastrohen lehtësisht.