
07 Jan A e dini se testi i parë që bën fëmija juaj është testi i Apgarit? Po fëmija juaj a e ka bërë
Sapo vjen në jetë, bebushi juaj i nënshtrohet testit të parë, atij të Apgar-it. Po cfarë është testi i Apgarit?
Testi i Apgari-it është një test i dobishëm për të vlerësuar kushtet e shëndetit të të porsalindurit në lindje. I krijuar për herë të parë në vitin 1952, nga anastezistja Virginia Apgar( nga ka marrë edhe emrin), ky test merr në konsideratë pesë parametra: aktiviteti kardiak, aktiviteti respirator(të frymëmarrjes), tonin muskular, reflekset ndaj stimujve të jashtëm dhe ngjyrën e lëkures. Është shumë e rëndësishtme që ky test të kryhet brenda 5 minutave të para nga lindja.
Ajo cka është e rendësishme në lidhje me këtë test është se indeksi i këtij testi është shumë efikas për të përcaktuar ecurinë shkollore të femijës.
Me fjalë të tjera, të lindurit me një indeks të ulët Apgar, kanë një rrezik më të lartë për të arritur rezultate të ulta gjatë shkollës fillore, veçanërisht në lidhje me shkrimin dhe llogaritjen.
Kjo u theksua nga një studim australian, i cili mati për herë të parë një korrelacion midis testit neonatal të kryer disa minuta pas lindjes dhe performancës së shkollës në moshën tetë vjeç.
Me bashkëpunimin e akademikëve nga vendet e tjera, studiuesit në Universitetin e Adelaidës dhe Universitetin Monash në Melburn analizuan të dhënat nga më shumë se 60,000 fëmijë që ndoqën shkollat fillore midis 2008 dhe 2015.
Fëmijët që në lindje kishin një indeks të ulët(gjashtë ose më pak), në klasën e tretë janë më të predispozuar të kishin rezultate akademike më të ulëta.
Sipas përgjegjëses së studimit Engida Yisma, një profesoreshë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Adelaides, ky studim mund të tregojë se lidhja midis dy matjeve është “vazhdimisht e dukshme në fushat e shkrimit dhe llogaritjes”. “Këto rezultate mund të justifikojnë nevojën për monitorim të menjëhershëm dhe intensiv të foshnjave që ka arritur më pak se gjashtë pikë në testin Apgar, dhe më vonë mbështetje arsimore për moshën shkollore,” shprehet dr. Yisma.
Kjo mund të jetë një zgjidhje për të përmirësuar ecurinë shkollore të fëmijës dhe për të ndërhyrë që përpara se të nisë shkollën.