Çfarë duhet të dini për bruksizmin ose kërcitjen e dhëmbëve?

bruksizm

Çfarë duhet të dini për bruksizmin ose kërcitjen e dhëmbëve?

Ju ka ndodhur që në mëngjes të zgjoheni me dhimbje dhe mpirje të muskujve të përtypjes ,dhimbje koke,lodhje apo që partneri ose partnerja juaj të ankohet për zhurmën bezdisëse? Keni vënë re që sipërfaqja përtypsëse e dhëmbëve tuaj është e rrafshuar apo dhëmbët i ndjeni më të dobët? Keni parë plagë të dhimbshme në pjesën e brendshme të faqeve?

Atëhere është momenti që të konsultoheni me një dentist për problemin që ju keni.

Cfarë quhet bruksizëm?

Bluarja e dhëmbit me dhëmb apo kërcitja e tyre në mënyrë të pavetëdijshme quhet bruksizëm. Ende nuk njihet shkaku, por mendohet se mund të jetë ankthi,stresi,gjenetika. Prek të gjitha grupmoshat. Më I zakonshëm është tek fëmijet e vegjel ,por me rritjen dhe zhvillimin e tyre kjo dukuri zhduket.

Sa lloje bruksizmi ka?

Specifikohen 2 lloje bruxizmi: bruksizmi I zgjimit dhe bruksizmi I gjumit. Në rastin e parë kërcitja e dhëmbëve ndodhë kur pacienti përjeton emocione të forta negative, stres,ankth,frikë,nervozizëm apo kur është I përqëndruar shumë në një punë intensive.

Në rastin e dytë pacienti është në gjumë dhe në mënyrë të pavetëdijshme përjeton aktivitet pertypës,shtrëngon nofullat dhe bluan dhëmbët.

Si trajtohet bruksizmi?

E rëndësishme si në cdo patologji tjetër është eleminimi I shkakut. Në rastin e bruksizmit si shkak parësor njihet stresi,ankthi apo probleme të tjera emocionale. Këshillohet konsultë me psikologun, kryerja e aktivitetit fiziki,meditimi etj.

Gjatë natës , para se të flini duhet të vendosni një shinë bruksizmi të personalizuar. Këto shina përbëhen nga material I butë dhe janë shumë komode për t’u mbajtur.

Këshilla të tjera…

Minimizoni konsumimin e kafesë,alkoolit,koka-kolës pak orë para se të flini. Këto pije rrisin aktivitetin fizik të muskujve duke I mbajtur “zgjuar ” muskujt e përtypjes.

Shmangni përtypjen e ҫumҫakizave. Shkaktojnë lodhje të muskujve.

Mbani, para se të flini, ndonjë kompresë të ngrohtë afër faqeve për të relaksuar muskujt.

 

PUNOI: Dr. Laura Deliu