
28 Oct Çfarë është Helikobakter Pilori dhe si të ruhemi prej tij
Helikobakter Pilori është një bakter gram negativ i cili është përgjegjes për një infeksion kronik të mukozës gastrike(veshja që ndërton pjesën më të brëndëshme të stomakut).
Ky bakter është prezent thuajse në gjysmën e popullsisë së botës, kryesisht në popullsinë e vendeve në zhvillim.
Shumica e njërezve që e kane H.Pylorin (rreth 80%) nuk kanë simptoma dhe nuk shfaqin probleme. Por Pylori ka aftësi të shkaktojë shumë probleme në të gjithe aparatin tretës, sic jane gastriti, ulçera dhe deri tek kanceri i stomakut.
Si trasmetohet dhe cilët janë faktorët e riskut?
Nuk është ende shumë e qartë mënyra e marrjes së bakterit, por është evidentuar që përhapja ndodh nga një person në tjetrin nëpërmjet kontakteve direkte në rrugë orale( pra me anë të pështymes), oro-fekale(me anë të feceve) ose nëpërmjet gjidhenies. Një mundesi tjeter për marrjen e bakterit është përdorimi i ujit ose ushqimeve të përziera me material fekal ose të prekura me duar te palara.
Ndonëse shumica e pacientëve me H.Pylori nuk kanë simptoma, një pjesë e tyre shfaqin probleme serioze përfshirë ulceren e stomakut apo të duodenit.
Prezenca e bakterit mund të provokojë probleme të aparatit tretës, me shenja që korrespondojnë me ato të ulçerës apo të gastrirtit kronik.
Këto simptoma përfshijnë:
-Dhimbje ose ndjenjë parehatie në pjesën e sipërme te barkut
-Fryrje barku
-Djegie stomaku
-Ndjesi ngopjeje pas një vakti të vogël
-Humbje oreksi
-Të vjella ose nauze(ndjesi sikur do të vjellësh)
Si mund të zbulojmë nëse kemi apo jo Helicobacter Pylori?
Ka disa mënyra për ta diagnistifikuar por testet më të shpeshta janë:
-Testi i gjakut(me anë të antitrupave specifikë)
-Breath Test(Testi i frymes)
-Testi në feçe
-Biopsia (gjatë gastroskopisë merret pak material në mukozën e stomakut ose duodenit dhe analizohet)
Këto teste për të zbuluar H.Pylorin nuk rekomandohen të kryhen nëse nuk keni shenjat e lartpërmendura dhe nëse nuk keni histori të kaluara për ulçer peptike.
Terapia:
Terapia për H.Pylorin konsiston në marrjen e tri medikamenteve për një periudhë kohore prej 7-14 dite( ‘’triple therapy’’) dhe përfshijnë inibitoret e pompës protonike(omeoprazol, Pantoprazol,Esomeprazol) dhe dy antibiotikë si Klaritromicina dhe Amoksicillina. Sigurisht që ekzistojnë disa lloje variantesh dhe kombinimesh antibiotikësh por variantin më të mirë e zgjedh mjeku që ju ndjek (duke marrë parasysh nëse jeni alergjik apo jo nga penicilina apo keni rezistencë nga ndonjë antibiotik i lartpërmendur).
Gjatë përdorimit të terapisë mund të vëreni disa efekte anësore si dhimbje abdominale, diarre dhe shije të keqe të gojës apo edhe humbje të oreksit.
Pas mbarimit të terapisë, këshillohet të përseriten testet për të konfirmuar që infeksioni është larguar. Këshillohet Breath test dhe jo testi në gjak sepse antitrupat mbeten të paktën 4 muaj pas mjekimit, edhe nëse infeksioni është eleminuar.
Ne ju këshillojmë të tregoni kujdes edhe në të ushqyer sepse kjo do mund tju ndihmojë në përmirësimin e gjëndjes.
Këshillohet që :
-Të përtypni mirë ushqimin në mënyrë që të favorizohet tretja e mirë e tij
-Mos hani sasi të mëdha ushqimi
-Mos anashkaloni/kapërceni vaktet
Shtoni në dietën tuaj mishin e bardhë dhe peshkun, frutat dhe perimet e lara mirë, supërat, kosin dhe qumeështin pjesërisht të skremuar, djathrat jo më shumë yndyrë dhe bukën. Këshillohet të përdorni mënyra gatimi si gatimi me avull ose zierja.
Përpiquni të evitoni alkolin, pijet me gaz, pjatat pikante, ushqimet e gatshme, të skuqurat, kafenë dhe cajin, ushqime shumë të ftohta ose shumë të nxehta si dhe ushqime me shumë kripe.
Urojmë që me këto këshilla ta ‘’hiqni qafe’’ sa më shpejt Helikobakter Pilorin!