Çfarë t’u japim fëmijëve kur kanë bajamet e inflamuara

bajamet te femijet

Çfarë t’u japim fëmijëve kur kanë bajamet e inflamuara

Me tonsilit apo bajame të inflamuara nënkuptojmë inflamacionin akut ose kronik të bajameve.
Dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, dobësia dhe dhimbja e veshit janë ndër simptomat e kësaj gjendje, e cila gjithashtu shkakton gjithashtu vështirësi në gëlltitje.
Vecanërisht, vështirësia në gëlltitje e bën më të vështirë procesin e të ushqyerit.

Çfarë t’u japim fëmijëve kur kanë bajamet e infektuara?
Kur fëmijët vuajnë nga bajamet, duhet të preferoni t’u zgjidhni ato ushqime që hahen lehtë të tilla si: ushqime të lëngshme ndër të cilat supë, pure dhe kremra perimesh; Smoothies dhe lëngje frutash; Akulloret, sorbeto të cilat gjithashtu kanë një efekt ftohës dhe zvogëlojnë dhimbjen.
Gjithashtu kos dhe krem djathërash, të cilat përmbajnë probiotikë të dobishëm për rritjen e sistemit imunitar. Ndër ushqimet që mbështesin florën e zorrëve janë gjithashtu kefiri dhe tofu(produkt soje).

Këshillohet gjithashtu lëng limoni, i cili pengon përhapjen bakteriale si edhe qumësht të ngrohtë me mjaltë dhe pak rum ose konjak, ilaçi natyral më i famshëm për sëmundjet e fytit.
Mund të përdorni ushqimet që përmbajnë Omega 3, të cilat kanë një rol anti-inflamator dhe mund t’i gjeni te soja, rrushi, kivi dhe farat e lirit.

Ushqimet që përmbajnë karotenoide ( si :karota, kunguj, kajsi, pjeshkë, domate, etj.) i këshillojmë gjithashtu t’i përdorni, shoqëruar me ushqimet që përmbajnë vitaminën C (limon, portokall, mandarina, speca, domate, etj) dhe vitaminën E (susam, kivi, misër etj).
Ushqimet e pasura me polifenole, si qepa, hudhra, frutat agrume, rrushi, manaferrat, etj dhe ushqime e pasura me vitaminë D (peshk dhe të verdhë veze), magnez (kakao, krunde, perime dhe fruta) dhe hekur (mishi) janë gjithashtu të këshilluara.

Ndërsa përsa i përket ushqimeve që duhen shmangur duhet të keni parasysh të evitoni ushqime që mund të gërrvishtin fytin dhe të theksojnë inflamacionin, sic jane psh ushqimet krokante.
Gjithashtu, shmangni ushqimet pikante, të cilar irritojnë mukozat te tilla si:caji, kafeja dhe alkooli.