Coronavirus…shenjat dhe simptomat që duhet të na alarmojnë

coronavirus

Coronavirus…shenjat dhe simptomat që duhet të na alarmojnë

Simptomat e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) janë shumë të ngjashme me ato të gripit dhe nganjëherë me ato të sindromave të tjera të ftohjes tipike për sezonin e ftohtë. Ne mund të tregojmë ato më të zakonshmet për koronavirusin, megjithatë duhet nënvizuar se shpeshëtia apo modaliteti i shfaqjes së këtyre shenjave  varen edhe nga organizmi.

Ekzistojnë tre këmbana kryesore alarmi që duhet të tërheqin vëmendjen tone si : ethe, kollë e thatë dhe vështirësi në frymëmarrje. Shkalla dhe ashpërsia e këtyre tre sinjaleve është ajo që numrat e vënë në dispozicion të urgjencës shëndetësore përpiqen të vlerësojnë.

Temperatura mund të rritet shumë, zakonisht alarmon kur nuk ulet me antipiretikë dhe rritet mbi 37.5. Në prani të një temperature, sipas rregullores aktuale, është e nevojshme të qëndroni brenda. Në studimin më të madh të kryer në Kinë në 55.924 raste të konfirmuara laboratorike (studim të cilit do t’i referohemi tani e tutje për përqindjet), temperatura ishin në vendin e parë duke mbizotëruar ne 87.9% të 55.924 rasteve te ekzaminuara.

Kolla është përshkruar si e thatë, irrituese dhe e vazhdueshme, jo me gëlbazë dhe ishte e pranishme në 67.7% të rasteve (referuar 55.924 rasteve qe u studiuan).

Gulçimi, vështirësi në frymëmarrje,vështirësi në të folurit (lloji i apnea) në numrat e urgjencës vlerësohet si një nga shenjat më të rëndësishme (së bashku me ethet që nuk zbresin dhe kollitjen e vazhdueshme) ndaj eshte nje nga pikat qe duhet të vërë ALARM.

Simptoma të tjera janë: lodhja (38.1%), prodhimi i pështymës (33.4%), dhimbja e fytit (13.9%), dhimbja e kokës (13.6%), mialgjia ose artralgjia ( 14.8%), të dridhura (11.4%), të përzier ose të vjella (5.0%), kongjestion i hundës(hundë e zënë) (4.8%), diarre (3.7%), kollë me gjak(0,9%).

Njerëzit me COVID-19 zakonisht zhvillojnë shenja dhe simptoma mesatarisht 5-6 ditë pas infeksionit (periudha maksimale e inkubacionit është brenda 14 ditësh).