
21 Oct E-CIG, në SHBA të gjithë kundër urdhërit të ndalimit
Mbi 142 mijë firma në një peticion për t’i kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të ktheje urdhërin e ndalimit ndaj cigareve elektrike që qeveritarët e disa shteteve, i fundit prej të cilave është Massachusetts, po promovojnë pas qindra rasteve të sëmundjeve të mushkërive dhe vdekjeve që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike (e-cig). Në faqen e internetit petitions.whitehouse.gov, një faqe për t’i kërkuar administratës amerikane të shqyrtoje disa çështje, është bashkuar dhe ky peticion që nga 11 tetori 2019.
“Vaping – lexohet – ka shpëtuar miliona njerëz. Ne e dimë se produktet legale për vape që janë rregulluar janë 95% më të sigurta për shëndetin sesa cigaren tradicionale. Ndalimet nuk kanë funksionuar kurrë, qofshin ato të kanabisit, alkoolit ose drogës “.
Ndërkohë ka filluar Forumi Global i Nikotinës.
“More choice less risk”, më shumë zgjedhje më pak rrezik. Ky është një nga aspektet që do të trajtohet në Forumin Global të Duhanit dhe Nikotines, i cili për dy ditë në Uashington do të bashkojë botën e industrisë dhe ekspertë në legjislacion dhe shëndetin publik. Përveç mundësisë për të zgjedhur më me vetëdije, forumi do të diskutojë edhe inovacionin për të ardhmen, së cilës do ti kushtohet edhe një seancë speciale, një që për shembull shtyn shumë kompani që operojnë në sektor për tu ofruar konsumatorëve produkte alternative ndaj cigareve klasike me qëllim zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me pirjen e duhanit. Vëmendja ndaj cigareve elektronike, që sipas të dhënave më të fundit përdorimi i tyre shpesh shoqërohet me nëntë substanca të paçertifikuara ose me origjinë të dyshimtë.
FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, në një njoftim të datës 6 shtator 2018, kishte përqendruar vëmendjen e saj në produktet VAPE që përmbajnë Thc, pra tetroidrocannabinol, një përbërës psikoaktiv i bimës së marihuanës dhe vitaminës E , duke ftuar përdoruesit të mos blinin produkte VAPE në rrugë ose të mos modifikonin dhe shtonin substanca tek ato. Ndërsa ekspertët Europiane kanë siguruar në ditët e fundit se cigaret elektronike nuk janë të rrezikshme nëse përdoren me lëngje të çertifikuara, duke specifikuar se kontrollet janë shumë më të rrepta në Europe. “Problemi nuk është cigarja elektrike, por ajo që futet në të” ishte një koment i Fabio Beatrice, drejtor i qendrës kundër pirjes së duhanit të San Giovanni Bosco në Torino. Pritet që nesër Mitch Zeller, drejtor i Qendrës FDA për Produktet e Duhanit,të bëje deklaratën zyrtare te FDA-së. Një seancë e dedikuar do t’i kushtohet mënyrës se si të ndalohet përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë.