
05 Jan Ja përse COVID-19 shkakton humbje të shijes dhe të nuhatjes
COVID-19 është sëmundja me të cilën njerëzimi po bashkëjeton prej gati 1 viti. Me kohë është parë që simptomat janë të ndryshme dhe një nga simptomat me të cilën janë përballur më teper se 55% e të sëmurëve është humbja e shijes dhe nuhatjes.
E vecanta për covid-19 është se pa pasur hundët e bllokuara nga sekrecionet pacienti humbet ndjesinë e nuhatjes së aromave dhe shijimit të ushqimeve. Sipas informacioneve ndjeshmëria rikthehet mbas 2 javësh dhe vetëm në 10% të rasteve rikthehet pas 1 muaji.
Por cfarë e shkakton humbjen e shijes dhe nuhatjes?
Që virusi Sars COVID-2 të hyjë në qelizë, duhet që qeliza të ketë të shprehur në membranën e saj angiotensin-converting enzyme 2 (ACE2). Sipas studimeve qelizat nervore përkatëse të nervit olfaktor dhe nervave sensor të gjuhës nuk e kanë të shprehur në membranën e tyre ACE2, por janë qelizat ndihmëse të këtyre nervave të cilat kanë të shprehur këtë angiotenzinë.
Pra virusi infekton këto qeliza ndihmëse duke i dëmtuar ato, si rrjedhojë prishet e gjithë balanca homostatike dhe derisa të rigjenerohen këto qeliza ndihmëse , sinjali nervor nuk gjenerohet,pra kemi humbje të shijes (ageusi) dhe humbje të nuhatjes (anosmi). E rëndësishme është që nuk flasim për dëmtim të qelizave nervore pasi në këtë rast rikthimi në normalitet do kohë më të gjatë sepse qelizat nervore nëse dëmtohen rigjenerohen shumë ngadalë.
Si të testoni në kushte shtëpie nuhatjen dhe shijen
Nuhatja: nuhasni alkool,kokrra kafeje apo parfum.
Shija: provoni cokollatë për të testuar shijen e embël,limon për të thartën,kafe për të hidhurën dhe kripë për shijen e kripur.
Në qoftë se ju ka humbur ndjeshmëria atëherë ju mund të jeni infektuar me covid,por për të qënë të sigurt duhet patjeter të bëhet tamponi.
Ju këshillojmë që në këto raste është mirë të qëndroni në distancë sociale dhe të kontaktoni mjekun e familjes.
PUNOI: Dr. Laura Deliu