
16 Dec Këshilla për dhëmbë dhe gingiva të shëndetshme
Dhëmbët janë një pjësë shumë e rëndësishme e organizmit tonë. Kryejnë disa funksione, si për shembull: copëtimi dhe tretjen e ushqimit, artikulimii fjalëve dhe sigurisht pa to e qeshura do të humbiste bukurinë dhe estetikën.
Ja disa këshilla se si mund t’i mirëmbani dhëmbët dhe tu shtoni jetëgjatësinë:
1. Konsiderojeni larjen e dhëmbëve kulturë, një rregull që duhet të zbatohet me perpikmëri. Për aq kohë sa juve i jepni rëndësinë e duhur larjes së dhëmbëve rezultatet do të jenë përherë të kënaqshme.
2. Dhëmbët të lahen të paktën 2 herë në ditë me kohëzgjatje 2 minuta e 30 sekonda. Për ta bërë sa më të kendshëm proçesin, dëgjoni këngën e preferuar dhe zgjateni minutazhin e larjes sa kënga.
3. Koha ideale e larjes së dhëmbëve është në mëngjes dhe në darkë.
4. Në qoftë se pas një vakti nuk keni mundësi t’i lani dhëmbët, mbani me vete një fill,pe dentar dhe perdoreni për të larguar ushqimet e mbetura mes dhëmbëve. Mos harroni që ushqimi që ne konsumojmë është i shëndetshëm jo vetëm për ne, por edhe për bakteriet e kavitetit oral sëmundjeshkaktuese, të cilat nuk janë dhe aq të pakta në numër dhe shumëzohen frikshëm sa herë lihen dhëmbët pa larë.
5. Proçesi i larjes së dhëmbëve është një proçes mekanik, që do të thotë është furça që na lan dhëmbët, ajo largon pllakën bakteriale ndaj këshillohet të përdoret një furçë me fije mesatare, e bollshme dhe të ndërrohet cdo 2 muaj.
6. Kujdesuni që pasta juaj e dhëmbëve të ketë një përmbajtje fluori të paktën 1450ppm(pjesë për milion) fluor.
7. Teknika me e mirë për larjen e dhëmbëve është sipas Bass (https://www.youtube.com/watch?v=AFroGF2f8KU ) Furça duhet të kaloj në të gjitha sipërfaqet e dhëmbit që preken me gjuhë.
8. Në zonat midis dhëmbëve kalohet filli dentar ose furçat intradentare. Per këto të fundit pyesni mjekun tuaj në qoftë se keni nevojë t’i përdorni.
9. Konsumoni çamçakëza pa sheqer dhe mos i mbani gjatë në gojë sepse konsumimi i çamçakëzit për një kohë të gjatë shkakton stres tek dhembet dhe tek artikulacioni temporo-mandibular.
10. Bëni kontroll çdo 6 muaj tek dentist juaj dhe çdo muaj para pasqyrës kontrolloni vetë dhëmbët tuaj apo gjithë kavitetin oral për të parë ndonjë lezion të mundshëm patologjik.
PUNOI: Dr. Laura Deliu