Kujdes! Larja e pulës përpara gatimit mund të jetë e rrezikshme

Mos e lani pulen

Kujdes! Larja e pulës përpara gatimit mund të jetë e rrezikshme

A e dini se mishi i pulës është shpesh i kontaminuar me baktere të rrezikshme si Salmonela apo Campylobacter.

Së fundmi thuhet se pula nuk duhet larë përpara gatimit, për të evituar që baktere prezente në të të përhapen ne kuzhinë.

Këtë e konfirmon një studim i Departamentit Amerikan të Agrikulturës në bashkëpunim me Universitetin e Karolinës së Veriut, të cilët e shoqeruan publikimin edhe me 5 ‘’truke’’ të cilat minimizojnë rrezikun nga përhapja e baktereve.

Për të arritur në këtë përfundim, u përdorën rreth 300 persona, të cilët duhet të përgatisnin një pjatë që të kishtë në përbërje mishin e pulës. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

Grupit të pare iu dhanë udhëzime se si ta gatuanin mishin e pulës dhe iu cilësua specifikisht se nuk duhet ta lanin përpara gatimit, ndërsa grupi tjetër nuk mori asnjë udhëzim.

93% e atyre që morën udhëzime nuk e lane mishin e pulës, që ishte trajtuar me një formë jo të rrezikshme të bakterit të Escherichia Coli, ndërsa 61% e grupit të dytë(grupi që nuk u udhëzua) e lau mishin. Në 26% të rasteve të grupit të dytë, bakteri u gjet në sallatë, tek lavamani dhe në enët e tjera të kuzhinës.

Edhe kur konsumatorët mendonin se e kishin pastruar ambientin e punës në mënyrë efikase, pasi lanin pulën, studimi tregoi se bakteret përhapeshin lehtësisht në sipërfaqen e kuzhinës dhe në ushqime të tjera.

Mos e lani pulen

Nga ky studim dolën 5 rregulla dhe sygjerime për të evituar kontaminimin/ndotjen gjatë përgatitjes së mishit të pulës:

1-Përgatiteni mishin të fundit, pas perimeve

2- Përdorni një mbështetëse prej dërrase vetëm për mishin, ku do e prini atë

3- Mos e lani mishin e pulës

4-Lani duart për të paktën 20 sekonda pas trajtimit të mishit

5-Përdorni një termometër për t’u siguruar që mishi i pulës të arrijë të paktën 73 gradë gjatë gatimit.

Pra, me pak fjalë, mishi nuk ka nevojë të lahet nëse arrin 73 gradë celcius gjatë gatimit, pasi kjo temperaturë bën të mundur eleminimin e baktereve