
24 May Kur duhet të bëhet vizita e parë tek dentisti?
Sipas Akademisë Amerikane të Dentistrisë Pediatrike rekomandohet që vizitën e parë tek dentisti fëmija duhet ta kryej në moshën 1 vjeҫ (± 6 muaj). Moshë e cila përkonë me daljen e dhëmbëve të parë. Dhe për aq kohë sa fëmija ka dhëmbë në gojë mund të ketë dhe kavitete pra prishje të dhëmbëve.
Megjithatë duke u nisur nga praktika e përditshme, mosha e cila nuk duhet te neglizhohet për vizitë tek dentist, është 2.5 vjeҫ (± 6 muaj).
Në këtë moshë normalisht ka përfunduar dalja e gjithë dhëmbëve të qumshtit,gjithsej 20 dhëmbë,10 në nofullën e sipërme dhe 10 në nofullën e poshtme. Vizita ka më tepër qëllim këshillues dhe kontrollues. Shikohet forma,ngjyra e dhëmbëve dhe hapsirat midis tyre. Mund të dallohet dhe ndonjë lezion fillestar karioz që ka ardhur si pasoj e higjenës së keqe, konsumimit të ҫokollatave,pijeve me gaz të cilat janë rreptësisht të ndaluara.
Gjithashtu shikohet në qoftë se është e nevojshme marrja e suplementeve të fluorit. Në rastet kur në ujin e pijshëm përqendrimi I fluorit është më I vogël se 0.3 ppm,fëmija ka lezione të gjeneralizuara karioze ,prindi e ka të vështira ta bind që të laj dhëmbët atëherë rekomandohet marrja e fluorit shtesë. Doza 0.25 ,mg/ditë.
Fluori është një element që forcon zmaltin dhe ul nivelin e kariesit. Jepet në formën e tabletave të cilat shkrihen ne gojë si karamele ose si shpëlarës goje. Ideja është që duhet të maksimalizohet kontakti i zmaltit me kete element në mënyrë që të ndodhë rimineralizimi.
Vizita e parë tek dentisti duhet të ndiqet nga kontrollet rutinë të paktën ҫdo 6 muaj.
PUNOI: Dr. Laura Deliu