Laktoferrina dhe efektet që ka ndaj COVID-19

lattoferrina covid

Laktoferrina dhe efektet që ka ndaj COVID-19

Në javët e fundit, është folur shumë për laktoferrinën, si një substancë e aftë për të forcuar sistemin imunitar dhe që përfaqëson një mburojë shtesë kundër Covid-19. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që janë skeptikë.

Por, çfarë është laktoferina? Ku gjendet natyrshëm?

Laktoferrina është një substancë që gjendet në qumështin e gjitarëve. Në veçanti, laktoferrina është një siderofilinë, që është një lloj i veçantë i glikoproteinës që përbën rezervën më të rëndësishme të hekurit në qumësht.

Pse njerëzit zakonisht marrin suplemente të laktoferinës?
Laktoferrina është një substancë e pranishme në shumë lende ushqyese, si e vetme dhe në bashkëpunim me molekulat e tjera. Suplementet ushqimore të bazuara në laktoferrinë përdoren gjerësisht në rast të mungesës së hekurit, gjatë ushqyerjes me gji dhe si stimulues të mbrojtjes natyrore të imunitetit.

Ju kujtojmë se, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sasia maksimale e laktoferinës që duhet marrë në një të rritur është e barabartë me 200 mg në ditë.

Euforia kolektive për laktoferrinën, si një substancë anti-kovide, u shkaktua menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake të një studimi të botuar në javët e fundit nga Universiteti i ‘’Tor Vergata’’, Romë.

Ky pohim rrjedh nga botimi i një kërkimi të kryer nga Universiteti ‘’Tor Vergata’’ në bashkëpunim me universitetin ‘’Sapienza’’ mbi efektet e dobishme të kësaj proteine në kohë pandemie.

Studimi u krye nga Dr. Elena Campione, profesoreshë e asociuar e Dermatologjisë në Poliklinikën ‘’Tor Vergata’’, dhe bazohet në hipotezën që laktoferrina, e pranishme në qumështin e gjirit, do të “hante” hekurin me të cilin ushqehet virusi, duke e ndaluar atë të “rritet”. Eshtë mirë të sqarohet se ky është vetëm një studim parandalues i kryer në një mostër shumë të vogël njerëzish dhe nuk provon se laktoferrina është arma kryesore kundër Covid-it, por mund të jetë një alternativë e sigurt dhe efikase që mund të përdoret në parandalim dhe trajtim të COVID-19, kryesisht duke u bazuar në rezultatet e shfaqura në reduktimin e nivelin e ferritinës, përmirësimin e kaskadës së koagulimit, veprimin anti-inflamator dhe negativizim më të shpejtë të virusit SARS-COV-2.

Rezultate inkurajuese janë dokumentuar edhe gjatë testimit të laktoferrinës në studime in vitro gjatë pengimit të lidhjes së virusit me receptorin ACE2 (lidhjen me proteinën spike S virusit SARS-COV-2), por edhe në virusin paraprak SARS-COV-1, gjë që tregon implikimet e shumëfishta të cilat janë duke testuar disa studime të regjistruara klinike.

Një tjetër studim i kohëve të fundit përmbledh rolin e laktoferrinës si mbrojtje natyrale e mukozës respiratore dhe zorrëve kundër infeksioneve dhe inflamacioneve të krijuara nga COVID-19.  Pra në këtë studim është propozuar administrimi i laktoferrinës në formë të pastër te pacientët asimptomatik (deri 300 mg në ditë) dhe me simptoma të lehta (deri 1 g në ditë) deri në negativizim të plotë qoftë me terapi shtesë mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave dhe konsiderohet si qasje terapeutike pa efekte anësore te pacientët me COVID-19.

Megjithatë, nuk mund të themi se Laktoferrina e vetme bën mrekulli, ajo, në bashkëpunim me terapinë e dhënë nga mjeku, është një plus më shume për të luftuar siç duhet infeksionin dhe inflamacionin e shkaktuar nga koronavirus.