
14 Mar Më në fund një dritë shprese? Ja lajmi i mire që na vjen nga Italia
Prej ditësh tashmë, nje grup mjekësh italiane nga qyteti i Napolit, me në krye Paolo Ascierto, president i Fondacionit Melanoma dhe drejtor i Onkologjise, Imunoterapisë dhe Terapisë Inovative të Institutit Irccs të Napolit , janë duke ndjekur një trajtim ndryshe, I cili eshte duke dhene rezultatet te mira.
Me aq sa dihet, testi kishte nisur të kryhej ne Kinë dhe mjekët napolitanë kanë vijuar trajtimin në pacientë të intubuar.
Bëhet fjalë për Tocilizumab, një mjekim qe përdoret për trajtimin e artritit reumatoid.
Ja sesi e shpjegon mjeku zgjedhjen e këtij mjekimi:
‘’Në imunoterapi, tocilizumab-in e përdorim për efektet kolaterale që japin disa imunoterapi të rëndesishme. Kur kemi një aktivizim të fortë të sistemit imunitar, prodhohen shumë citokina (molekula proteinike që lirohen kur ka inflamacion). Ndër këto citokina, prodhohet me shumicë Interleukina-6, një citokinë në gjendje për të stimuluar inflamacion akut. Është pikërisht kjo sindroma e prodhimit në masë të citokinave që con në një stres respirator, përgjegjës për insuficencë respiratore, shumë e ngjashme më atë që ndodh në infeksionin nga Coronavirus.’’
E ndërsa në Kinë ky mjekim është provuar në 21 pacientë, të cilët kanë pasur të gjithë përmirësim, në Itali është provuar në 6 paciente, në 3 prej të cilëve rezultatet kanë qënë surprizuese.
Tashmë edhe spitale të tjera në Itali si : San Raffaele Ii Milanos; Sacco, Spitali i Brescia-s etj janë duke testuar Tocilizumab-in.