Mjeku përgjigjet: A rrezikon fëmija im të lindë talasemik

talasemia te nenat

Mjeku përgjigjet: A rrezikon fëmija im të lindë talasemik

Cdo ditë marrim shumë pyetje, por sot donim të ndaja një pyetje e cila është e shpeshtë nga vajzat që janë në pritje të ëmbël!

Shumë nëna të shqetesuara më pyesin:

-Të jesh diagnostikuar me talasemi minor( beta talasemi)a rrezikoj të lind një femijë me talasemi apo sëmundje të tjera gjaku?!

Në rradhë të parë, do tju këshilloja të qetesoheni, sepse stresi ka një ndikim të madh në ecurinë e shtatëzanisë.
Së dyti, doja të shpjegoja pak konceptin e talasemisë, që në të shumtën e rasteve , mesa lexoj nga mesazhet e ngatërrojnë me sindromat e një moszhvillimi motorrik dhe mendor të fëmijës.

Talasemitë janë një grup sëmundjesh trashëgimtare të karakterizuara nga një defekt gjenetik i sintezës së hemoglobines, që s’eshte tjetër gjë veçse një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut. Një ose më shumë defekte në hallkat e këtij zinxhiri shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie, në mënyrë të veçantë alfa-talasemitë dhe beta-talasemitë.

Ekzistojnë tre grupe të beta-talasemisë:

• beta-talasemia e vogël (minore)
• beta-talasemia mesatare (intermedia)
• dhe forma më e rëndë , beta-talasemia e madhe (major), në të cilën prodhimi i pamjaftueshëm i hemoglobines mund të shkaktojë dëme të rënda të organeve të brendeshme.

Talasemia është një sëmundje e trashëgueshme, e transmetuar nga bashkimi i dy individëve mikroçitemike ose e thënë ndryshe mbartës të talasemisë pa shfaqje të shenjave të sëmundjes. Një individ mikroçitemik i ka rruazat e kuqe më të vogla se normalja dhe si rrjedhojë më të varfra në hemoglobinë. Personat mikrocitemik kompesojmë këtë diferencë me prodhimin e një numri më të madh rruazash të kuqe dhe keshtu bejnë një jetë normale.

Në Itali pershembull llogaritet që mbartës të sëmundjes të jenë diku tek 2,5- 3 milion.

Talasemia nuk prek rastësisht. Roli i prindërve në parandalimin e sëmundjes është themelor dhe është e mjaftueshme një analizë gjaku për të ditur se Ti dhe bashkeshorti (bashkeshortja) jeni apo jo transmetues të sëmundjes.

Për një cift që është mbartës i talasemisë- mikroçitare (talasemi Minor),mundësia që të lindin një fëmijë të sëmurë me talasemi është 25% në cdo shtatëzani, ndërsa 25% që fëmija të jetë i shëndetëshëm dhe 50% mundësia që fëmija të jetë mbartës.
Nëse në cift njëri është mbartës ,ndërsa tjetri i prekur/ sëmurë ka mundësi të lindë fëmijë me probabilitet 50% të prekur nga talasemia!

Më sipër përmenda talaseminë minor, e cila është një formë e lehtë e talasemisë .
Vajza që më dërgoi mesazhin kishte talasemi
Minor dhe nuk e dinte deri në momentin që kishte bërë testet e nevojshme per shtatëzani.

Në fakt individët me TALASEMI MINOR nuk kanë asnjë sintomë të veçantë përveçse në analizat e gjakut prezantojnë vlera pak të ulta të hemoglobinës( aq sa nuk konsiderohet problem) . Këta individë duhet thjesht të kontrollojnë nivelin e hekurit dhe të marrin suplemente hekuri apo acidi folik( sipas keshillimit të mjekut që ju ndjek) kur duhet.

Problemi i vërtetë i një mbartësi – talasemi minor fillon kur duhet të zgjedhë partnerin për të bërë fëmijë. Duhet të jeni të kujdesshëm për të qartësuar nëse partneri juaj është gjithashtu mbartës ose i sëmurë , sepse kështu keni mundësi të lartë të lindni një fëmijë talasemik!!

Nëse në analizat tuaja të gjakut paraqitet një anemi e lehtë dhe mikroçitemi( rruazat e kuqe janë më të vogla se normalja), kryeni për të qënë të sigurt elektroforezën e hemoglobinës, një test laboratorik i cili konfirmon diagnozën!

Një test i thjeshtë mund të parandalojë që i vogli juaj të jetë talasemik!