
26 Oct Ndonjëherë fajin e ka MAGNEZI
Ndodh shpesh që mjaft probleme shëndetësore të lidhen me mungesën e Magnezit!
Po çështë Magnezi?!
Magenezi është një element shumë i rëndesishëm për shëndetin tonë.
Kjo për shkak se për rreth 300 procese biokimike` në organizëm, merr pjesë magnezi .. ndaj ka edhe një rëndësi jëtësore që nga ruajtja e temperatures, prodhimi i energjisë, zgjerimi i enëve te gjakut e deri tek fortësia e kockave.
Duket surprizuese, ama mungesa e magnezit lidhet më një sërë shqetësimesh si: dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, tension i larte gjaku, diabet, ngërce muskulare, çrregullime të tretjes, stres, nervozizëm dhe depresion!
Disa nga shenjat e mungesës së magnezit në organizëm janë:
-Gjëndje depresive
-Aritmi
-Ngërce muskulare
-Dhimbje koke
-Probleme me gjëndren tiroide
-Alergji
-Mungese oreksi
-Çrregullime gastrointesinale( si kapslleku)
-Dëshirë për të konsumuar gjëra te ëmbla
-Alterim humori
-Gjëndje konfuze
-Dridhje trupi
-Rrallë herë edhe aromë e pakëndshme
-Pagjumesi
-Tension i larte gjaku
Nëse i keni këto simptoma përpiquni te përfshini ne dietën tuaj sa më shumë ushqimet e mëposhtme, të cilat përmbajnë magnez:
-Oriz integral
-Kakao
-Bajame
-Arrat
-Banane
-Soja
-Kungulli
-Avokado
-Karciof
-Peshk
-Spinaq
-Fiq të thatë
-Fasulet
-Bishtajat
-Thjerrëzat
-Bizelja
-Drithërat
-Integrale
Mungesa e magnezit mund të provohet përmes nje analize gjaku, edhe se vetem 1% e magnezit që ndodhet në trup është i shpërndarë në gjak!
Në rast se sasia e magnezit nuk normalizohet edhe pas marrjes së ushqimeve të lartpërmendura, këshillohet të merret magnezi si suplement me anë te barnave specifike!