
06 Nov Nuk ke shumë forcë shtrënguese te duart? Kujdes me shëndetin mendor
Forca me të cilën shtrëngohen objektet (apo ‘’grushtohen’’) është e lidhur me shëndetin e trurit.
Një shtrengim i dobët mund të jetë tregues i një problemi të aftësitë konjitive.
Këtë e thotë një studim i publikuar ne Journal of Alzheimer’s Disease (Gazeta e Sëmundjeve të Alzheimer-it), i cili konfirmon një lidhje midis shëndetit mendor dhe atij fizik, dhe tregon sesi matja e forces kapëse, mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të memories dhe mangësitë e të mësuarit që vijnë me avancimin e moshes.
Studiuesit e Universitetit të Dakotës së Veriut ekzaminuan rreth 13.828 pjesëmarrës të grupmoshës 50 vjecare duke i ndjekur për një kohëzgjatje prej 8 vjetësh.
Forca me të cilën pjesëmarrësit grushtonin/shtëngonin u mat me anë të një dinanometri, ndërsa aftësitë konjitive me anë të testeve tradicionale të vlerësimit të përqëndrimit, memories, gjuhës dhe orientimit.
Nga rezultatet doli se me zvogëlimin e forcës shtrënguese, rritej probabiliteti për t’u prekur nga sëmundje të sferës konjitive.
Studiuesit e interpretuan përfundimin e studimit duke thënë se një reduktim i forcës shtrënguese të duarve është i lidhur me degjenerim neural.
Ndaj edhe, këto rezultate konfirmojnë se të qënurit fizikisht aktiv dhe mbi të gjitha forcimi i muskulaturës, influencon në shëndetin mendor. Kështu që këshilla që vjen është të sterviteni sa më shumë, pasi kot nuk thone: ‘’Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë’’.