
31 Oct Osteoporoza dhe rreziku që përfaqëson
Ndërsa plakemi kockat pësojnë një dobësim progresiv dhe bëhen më të dobëta. Kjo dobësi ndodh pjesërisht për shkak të humbjes së mineraleve. Është një fenomen fiziologjik që shfaqet te të gjithë njerëzit. Vetëm atëherë kur ky proces fiziologjik natyror zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme,aq sa redukton dëndësisë kockore duke e vënë personin në rrezik ndaj frakturave quhet osteoporozë. Pra, osteoporoza është me të vërtetë një patologji e kockave, por qëllimi kryesor për parandalimin,diagnostikimin dhe trajtimin e saj është parandalimi i frakturave që janë më të shpeshta kur kocka është më e dobët dhe që mund të ndodhë edhe pas traumavetë thjeshta.
Por, pse dobësimi i kockave ndodh me plakjen?
Ndërsa plakeni, priremi të humbasim ekuilibrin e duhur të proceseve që krijojnë ose shkatërrojnë indin kockor që është thelbësor për ruajtjen e integritetit dhe forcës së kockave. Kur humbet ky ekuilibër, përcaktohet osteoporoza.
Ky fenomen varet nga:
-ndryshimi i ekuilibrit hormonal,
-një sasi e pamjaftueshme e kalciumit në dietë,
-thithja e zvogëluar e mineraleve përmes zorrëve
-ulja e vitaminës D duke shkurtuar kohën e qëndrimit në diell dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme
– nga një mënyrë jetese më pak aktive
Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë kontribues si :
-predispozita gjenetike
-abuzimi me alkoolin
-konsumimi i sasive të larta të kafeinës (kafe, çaj, koka-kola)
-pirja e duhanit.
Nga ana tjetër, një jetë aktive forcon dhe largon rreziqet për osteporoze.Është llogaritur që sa më të dendura kockat të jenë në momentin e rritjes se njeriut (rreth moshës 25 vjeç), aq më të forta janë edhe ato në pleqëri, prandaj, është e këshillueshme të praktikoni sporte që në moshë të re dhe të vazhdoni kur të rriteni. Ky është investimi më i mirë për një të ardhme të shëndetshme. Edhe një shëtitje e thjeshtë në ajër të pastër dhe në diell është e dobishme dhe gjithashtu shërben për të siguruar prodhimin e vitaminës D, esenciale në ruajtjen e kockës.
Sigurisht, lind pyetja : A ka ndonjë simptomë që duhet të konsiderohet si një sinjal alarmi për osteoporozën?
Për fat të keq, në fazat e para, osteoporoza është asimptomatike dhe nuk shkakton dhimbje konkrete ,shpesh personi ankohet për dhimbje lombare të gjeneralizuar (mesi) .Në fazat më të përparuara të osteoporozës mund të shihen më qartë shenja të dobesimit të kockave si : dhimbje e fortë, të shkaktuara nga një verteber e thyer ose e shembur, humbje te gjatesisë me kalimin e kohës, qëndrim i lakuar, kockë që thyhet shumë lehtë.
Çfarë duhet të bëni për të parandaluar thyerjet e kockave?
Thyerja e kockave vjen gjithmonë si pasojë e një rrëzimi. Pra, gjëja e parë më e rëndësishme është të jeni të kujdesshëm. Sipas rezultateve të një sondazhi të bërë, të moshuarit bien 48% të kohës jashtë shtëpisë, prandaj në mjediset shtëpiake rekomandohet të: eleminoni qilimat ku mund të pengoheni , të shmangni levizjet në dysheme të lagur, keni kujdes nga shkallët dhe dyshemetë e pabarabarta, ndriçoni mirë mjediset shtëpiake, përdorni dyshekë shapka kundër rrëshqitjes në dush
Një sugjerim tjetër është të bëni rregullisht aktivitet fizik të moderuar, i cili përmirëson dhe forcon muskujt dhe ekuilibrin.
Pra më e rëndesishmja … mos u rrëzoni!
Po … Ne kujdesemi shumë për osteoporozën dhe mendojmë për ilaçet, por nuk kujdesemi shumë për parandalimin e rënies që na çon në fraktura. Siç thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth një e treta e njerëzve mbi 65 vjeç bien çdo vit dhe frekuenca e rënies rritet me rritjen e moshës. Shkaqet kryesore të shtrimit në spital për të gjitha rastet që lidhen me rëniet janë për thyerje të legenit, për dëmtim të kokës dhe dëmtim të gjymtyrëve të sipërme. Pra, para se të mendoni për ilaçet, duket shumë më e rëndësishme të mendoni për parandalimin e rrëzimeve për të parandaluar thyerjet.