
28 Oct Përse duhet të mbani celularin larg krevatit
Akoma nuk ka studime shkencore që vërtetojnë se rrezatimi nga telefonat celularë është i rrezikshëm, por ka disa studime që hipotetizojnë që telefonat mund të shkaktojnë sëmundje serioze siç është kanceri, por edhe infertiliteti dhe problemet mendore.
Departamenti i Shëndetit në Kaliforni ka paralajmëruar qytetarët që të mos flenë me celular afër. Duhet të pozicionohet disa metra larg për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezatimit dhe problemeve shëndetësore që lidhen me të.
Ministria e Shëndetësisë në Kaliforni ka nxjerrë ketë udhëzime pas mbërritjes së provave shkencore që lidhin përdorimin e tepërt të telefonave celularë me probleme serioze shëndetësore.
Edhe kompanitë prodhuese paralajmërojnë për rrezikun e mundshëm:
Shqetësimi është aq i përgjithësuar sa që edhe kompanitë e prodhimit të celularëve sugjerojnë për t’u kujdesur ndaj rrezatimit duke publikuar edhe nivelet SAR (rrezatimi që përcon telefoni ne trupat tanë).
Fëmijët dhe adoleshentët:
Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas udhëzimeve Kaliforniane në fakt rrezet e frekuencës depërtojnë më lehtë në trurin e tyre sesa në trurin e personave të rritur.
Alarmi nga psikologët:
Megjithëse studimet në këtë drejtim janë ende të pakta, disa psikologë tashmë kanë paralajmëruar se përdorimi i telefonave celularë mund të lidhet me mungesën e vëmendjes, probleme mendore dhe vështirësi pushimi për adoleshentët. Vetëm javën e kaluar, Franca ndaloi telefonat celularë nga shkollat fillore dhe të mesme.
Rreziku i infertilitetit:
Disa studime kanë treguar një lidhje të fortë midis përdorimit të telefonit celular dhe infertilitetit. Problemi këtu është se shumë njerëz mbajnë smartphone në xhepin e pantallonave, shumë afër organeve të tyre gjenitale.
Si të mbroheni?
Nëse nuk keni kufje dhe keni nevojë të bëni një telefonatë, prisni që ata t’ju përgjigjen përpara se të vendosni telefonin tuaj afër veshit. Pikërisht në momentin e ziles rrezatimi është më i madh. Nëse jeni në një zonë ku ka pak rrjet, mos telefononi, përveç nëse është rreptësisht e nevojshme. Kur ka pak sinjal duhet me shumë fuqi rrezatuese për të telefonuar.
Në jetën tonë private është më mirë të përdorni telefonin fiks kurdo që të jetë e mundur, sepse bisedat e gjata me celular mund të mbinxehin nervin akustik, me pasoja në të rënda për shëndetin tonë.
Gjithashtu këshillohet që gjatë natës telefonat mos ti mbani pranë krevatit, dhe te ç’aktivizoni internetin (3G/4G) dhe Wirelessin.