
24 May Shtatzënë? Ekuilibro të ushqyerit
Të gjithë dinë t’i japin këshilla një gruaje shtatzënë, sidomos kur bëhet fjalë për rregullat e ushqyerjes. Familjarë, miq e të njohur e dinë përherë se çfarë do duhej të hahet dhe çfarë jo. Periodikisht studime shkencore impenjohen të hetojnë raportin mes ushqyerjes e zhvillimit të fëmijës. Studimi i fundit në lidhje më këtë çështje është publikuar tek Gazeta Amerikane e Epidemologjisë dhe shpjegon se kur nëna gjatë shtatzënisë ha shumë jamball, fëmija ka shumë mundësi të zhvillojë nivel inteligjence më të ulët se bashkëmoshatarët e tij.
Studimi i udhëhequr në bashkëpunim mes Universitetit të Helsinkit dhe Universitetit të Edimburgut, ka analizuar 321 fëmijë në moshën tetë vjeçare. Gratë që gjatë ngjizjes konsumonin më shumë se 500 mg glicerinë – që i përmban 100 gramë jamball ose (liquirizia e pastër)– kishin një mundësi të madhe të kishin fëmijë me një inteligjencë më të ulët. Për të arritur tek rezultatet, kërkuesit shkencorë kanë vlerësuar përmes testeve njohëse të kujtesës që tek disa prej tyre zhvillohej sindroma ADHD, shqetësimi i defiçitit të vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Shpjegimi, qartësojnë studiuesit qëndron tek glicerina, që modifikon placentën duke i lejuar hormoneve të stresit mëmësor ta kalojnë, duke u transferuar te bebi dhe duke ndikuar në zhvillimin cerebral.
Pak kohë më parë është raportuar një lajm që një tregtar në Britani ka refuzuar t’i shesë një gruaje shtatzënë djathë të stazhionuar.
Por çfarë mund dhe s’mund të hajë një grua që pret një fëmijë?
“Mund të duket banale, por gjëja e parë është të ndiqet një regjim ushqimor i ekuilibruar – shpjegon profesoresha Alessandra Graziottin, drejtoreshë e Qendrës së Gjinekologjisë dhe seksologe mjekësore e spitalit San Raffaele Resnati në Milano -. Gjatë shtatëzanisë janë thelbësore marrja e mjaftueshme e hekurit, për të parandaluar ose ulur rrezikun e anemive dhe përdorimi i magnezit. Edhe kompleksi i vitaminave mund të vlerësohet me gjinekologun personal, në mënyrë që t’i garantohet gruas shtatzënë marrja e përditshme të oligoelementëve dhe vitaminave thelbësore për mirëqënien e saj dhe të fëmijës”.
STILI I TË USHQYERIT: 5 VAKTE
Edhe kjo në shtatëzani duhet të ndryshojë. “Është e nevojshme të integrohen dy-tre vaktet e zakonshme me zemrat (gjëra të vogla). Mëngjesi duhet të jetë me bazë qumështin ose kosin; rreth orës 11, të merret një suplement hekuri dhe një lëng agrumesh: vitamina C në të favorizon tretjen e hekurit dhe ul rrezikun e irritimit të mureve të stomakut; në drekë mund të hahet mish (më mirë i bardhë) ose peshk, i zierë ose në furrë, me perime (në këtë rast duhen larë me kujdes të tepruar, sidomos nëse testi i toxoplasmosit është negativ); pasdite një frut; në darkë mund të zgjidhet mes makaronave, orizit ose supës me perime; e më pas një vezë ose 100 gramë djathë”.
MISH PËR DREKË DHE PASTË NË DARKË
Më mirë proteinat të konsumohen në drekë dhe niseshteja e sheqernat në darkë. “Gjithçka varet nga ritmi i sekrecionit të Hormonit Laktogjen të Placentës (HPL), që ka funksione të njëjta me insulinën. Kjo rritet në orët e mbrëmjes dhe të natës dhe detyra e saj është të lehtësojë kalimin e sheqernave nga nëna tek fëmija”. Duke favorizuar shpërndarjen e ushqimit, nëna do të shtojë normalisht (9-12 kg maksimumi, për një grua që e nis shtatzëninë me peshë normale) dhe fëmija do të lindë me një peshë perfekte (3.300-3.500 gramë). Nëse bën të kundërtën, që do të thotë, nëse ha pastën në drekë, gruaja rrezikon të shtojë në peshë e të ketë një fëmijë më të dobët se zakonisht.