Shtohen rastet me coronavirus në Shqipëri, 38 persona të prekur

coronavirus

Shtohen rastet me coronavirus në Shqipëri, 38 persona të prekur

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Klikoni në linkun më poshtë për të parë në kohë reale rastet e personave të prekur dhe rastet aktive nga coronavirus në gjithë botën.

https://www.worldometers.info/coronavirus/