Sytë na tregojnë nëse do të kemi sëmundje kardiovaskulare

Sytë dhe sëmundjet kardiovaskulare

Sytë na tregojnë nëse do të kemi sëmundje kardiovaskulare

Një studim mbresëlënës britanik konfirmon që retina mund të tregojë nëse kemi probleme me zemrën.

Sytë dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Sytë nuk jane veçse pasqyra e shpirtit por edhe pasqyra e zemrës. Kjo është përgjigja që vjen nga një studim i kryer nga St. George’s University Londër në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimet e mëparshme kishin treguar një lidhje midis disa ndryshimeve në sy dhe hipertensionit tek të rriturit. Ndryshimet në retinë kishin qenë gjithashtu të lidhura me presionin e lartë të gjakut tek fëmijët.

Studimi i ri anglez
Studimi i ri është më i madhi i realizuar ndonjëherë në lidhjen midis syve dhe shëndetit kardiovaskular. Studiuesit filluan nga supozimi se ajo që ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që ndodh në pjesën e prapme të syve tanë.

Ekipi i studimit,i udhëhequr nga Alicia Rudnicka, ka vëzhguar rreth 55,000 njerëz të moshës mesatare ose të moshuar. Të dhënat u morën nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një studim që mbledh informacione mbi cilësinë e sistemit kardiokirolatorik të 3.500.000 njerëzve. Programe të sofistikuara shqyrtuan imazhet dixhitale të rrjetit të dendur të enëve të gjakut, të pranishëm në retinën e secilit pjesëmarrës. Në këtë mënyrë grupi i studimit ishte në gjendje të kishte matje precize të diametrit dhe lakimit.

Sytë dhe sëmundjet kardiovaskulare: lidhja është demonstruar
Analiza e këtij informacioni ka treguar se sa më e madhe është lakimi i arterieve retinale, aq më i lartë është presioni sistolik, kjo është ajo që zakonisht quhet presion i lartë i gjakut. Por ka edhe më shumë… Studiuesit gjithashtu theksuan një marrëdhënie midis ngurtësisë së mureve të arterieve, hipertensionit dhe zvogëlimit të enëve të gjakut retinale. Asnjë nga këto fenomene nuk ndikon në cilësinë e shikimit. Por ato mund të na tregojnë shumë shpejt nëse kemi një rrezik të konsiderueshëm të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare: 18,000,000 vdekje në të gjithë botën.
Tani ekipi hulumtues synon të kuptojë nëse provimi i retinës mund të na tregojë kur dhe çfarë sëmundje kardiovaskulare do të kemi. Këto patologji mbesin ato me nivelin më të lartë të vdekshmërisë në botë dhe përfaqësojnë 30% të të gjitha vdekjeve ndaj dhe parandalimi i tyre është shumë i rëndësishëm.