Të jetosh 100 vite. Studimi i Harvard-it ju tregon sesi

lovely couple

Të jetosh 100 vite. Studimi i Harvard-it ju tregon sesi

Të jetosh 100 vite. Studimi nga Harvard University jep këshilla sesi të shtoni vite jetë dhe të përgjysmoni rrezikun nga sëmundjet

Jeta mund të jetë stresuese, ne vrapojmë pa pushim për të realizuar qëllimet tona profesionale, qëllimet personale apo edhe për të përmirësuar kushtet e jetës dhe mirëqënien.
Por, ne perpjekje e sipër, harrojmë që çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për të pasur jo vetëm një jetesë më të mire, por edhe më të gjatë dhe më të shëndetëshme.

Ndaj kjo temë ka qënë kurdoherë në fokusin e shkencëtarëve dhe studimeve të shumta të kryera nga universitet më të mira në botë.

Studimi nga Harvard University, vlerësoi të dhëna të mbledhura për 34 vjet, të marra këto nga 78000 femra dhe për 27 vjet të dhëna të marra nga 44000 meshkuj.

Rezultatet treguan një lidhje mes veprimeve të shëndeteëshme dhe problemeve kardiovaskulare.

Meshkujt dhe femrat, te cilët ruanin një jetesë të shëndetëshme kishin 82% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare dhe 65% më pak gjasa të vdisnin nga tumoret krahasuar me ata që kishin një jetesë më pak të shëndetëshme, në një periudhe 30 vjecare.

Më specifikisht, studimi sygjeron të ndiqen me rigorozitet këto pesë këshilla, të cilat mund t’i shtojnë jo pak por 10 vite ose më shumë jetës.

1-Fokusohuni në dieten tuaj
Nëse jeni mbipeshë, filloni të rishikoni dietën tuaj dhe sasinë e kalorive që merrni. Mendoni të keni një mënyrë të shëndetëshme të të ushqyerit duke bëre pjesë të tavolines tuaj, dietën Mesdhetare, e cila është konsideruar edhe si dieta më e shëndetëshme. Shumë perime, mish të bardhë shpendësh dhe peshk dhe shumë fruta. Gjithashtu një kufizim i mishit të kuq dhe ushqimeve të skuqura.

2- Ushtrohuni rregullisht
Me siguri justifikoheni duke thënë se nuk keni kohë të beni një sport të caktuar si: vrapi, noti etj, por nuk ka asgjë që ju justifikon sepse edhe nëse s’jeni tip palestre, mjaftojnë vetëm 30 minuta të ditës suaj tja dedikoni levizjeve apo ushtrimeve të thjeshta. Bëni një shëtitje 30-minutëshe cdo ditë dhe do të shihni përfitimet e mëdha që do të keni në shëndet.

3-Mbani një peshë të qëndrueshme dhe të përshtatëshme për moshën dhe gjatësinë tuaj
Kjo sepse, sipas studimit të Harvard-it, mbajtja në kontroll e peshës redukton rrezikun për diabet , sëmundje kardiovaskulare dhe kancer të gjirit.
Mjekët këshillojne që ndonëse pesha varet nga personi dhe kushtet në të cilat gjendet, është mirë t’i referoheni BMI-së. BMI ose Indeksi i masës trupore duhet të jetë midis 18,5 dhe 24.9. ( BMI = Pesha(kg)/[Gjatësi (m)x Gjatësi (m)]

4- Mos pini duhan ose shisha
Ska rëndësi sa ushtroheni ose sa mirë ushqeheni, pirja e duhanit është e dëmshme dhe dëmton tejmase organizmin tuaj.

5-Pini alkol në sasi të moderuar
Alkoli është një faktor negativ dhe aspak i shëndetëshëm, ndaj nuk këshillohet të pihet më shumë se një gotë verë për femrat dhe dy gota verë për meshkujt.
Gjithashtu, mjekët i japim një rëndësi shumë të madhe qetësisë mendore dhe të rrethuarit nga një ambient pa stres.